Regjistrohen 9 raste të variantit Omicron në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se sot janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021 dhe nga këto mostra, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin Omicron. “Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste: 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, 1 rast është i importuar nga Franca; dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”, thuhet në një njoftim për media. Sipas IKShPK, testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së.