Rama i ofron Kosovës energji për festën e ndërrimit të viteve

Rama i ofron Kosovës energji për festën e ndërrimit të viteve

Në një postim në twitter, Rama shkruan se “duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve”.

Rama thotë se Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!

Foto:Mbledhja e dy qeverive në Elbasan
Credit:Albin Kurti