Hajnat thyejnë shtëpinë e Adelina Berishës – i vidhen 10 mijë euro kesh dhe stoli prej ari

Foto:Adelina Berisha ig

Hajnat thyejnë shtëpinë e Adelina Berishës – i vidhen 10 mijë euro kesh dhe stoli prej ari

Mbrëmjen e së enjtes asaj i kanë hyrë hajnat në shtëpinë e familjes së saj në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës sa familja kanë qenë në një aheng familjar.

“Janë vjedhur 10 mijë euro kesh dhe stoli ari, por e rëndësishme është që familja ime është mirë dhe dëmi ka qenë vetëm material. Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit”, ka përfunduar këngëtarja për telegrafin.

Përndryshe, rasti është konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari”, thuhet në njoftimin e policisë.