Apple bëhet kompania e parë me vlerë 3 trilion dollarë

Apple bëhet kompania e parë me vlerë 3 trilion dollarë

Aksionet e Apple kaluan për një kohë të shkurtër vlerën e 3 trilion dollarëve.

Kanë kaluar vetëm 500 ditë që kur Apple arriti për herë të parë nivelin e 2 trilion dollarëve më 20 gusht 2020. Gjatë kësaj periudhe, Apple ka shtuar mesatarisht 2 miliardë dollarë në ditë në vlerën e saj të tregut, nëse përfshini fundjavat. Kanë kaluar rreth 1250 ditë që kur Apple arriti 1 trilion dollarë për herë të parë në gusht 2018.

Microsoft i cili u rrit me 58% në 2021, është kompania e dytë për nga vlera e tregut me 2.57 trilion dollarë dhe e vetmja tjetër mbi 2 trilion dollarë. Vetëm tre kompani të tjera si : Alphabet (GOOGL), Amazon.com (AMZN) dhe Tesla (TSLA) – kanë vlerësime mbi 1 trilion dollarë.

Ka kaluar pak më shumë se një dekadë që kur Tim Cook erdhi në krye të kompanis si Ceo pas Steve Jobs . Aksionët janë vlerësuar me 1,474% rritje që kur Cook mori frenat. Rreth 94% e kapitalit të tregut të kompanisë është grumbulluar me Cook në krye.

Foto : Laurenz Heymann