Pamje nga momenti kur ndodhi aksidenti tragjik në tunel të Kalimashit
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së premtes i ka marrë jetën një vajze. Aksidenti ka ndodhur në brendësi të tunelit ku janë përplasur dy automjete, njëra me drejtues banues në Shkopet dhe tjetri nga Kosova.
Euronews Albania ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit të rëndë. Përplasja ka ndodhur në tunel në drejtim të Kukësit.
Dëmtimet më të rëndë i ka marrë mjeti me targa shqiptare dhe për pasojë vdekur pasagjerja E. S. Gjithashtu është dëmtuar drejtuesi mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët M. Gj dhe S. B.
Malci dhe Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërkohë policia po heton për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.