Kadri Veseli arrin në Kosovë (foto)

Ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryepalrmanetari, Kadri Veseli thuhet se ka arritur sot në Kosovë.

Siç raportojnë disa media, thuhet se Veseli është liruar përkohësisht nga Haga, ku me të arritur në Kosovë fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.

Telegrafi ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për të konfirmuar këtë gjë dhe të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë se ditë më parë Kadri Veselit i ka vdekur nëna në moshën 93 vjeçare.