“Wandagate” është pasuruar me një kapitull të ri kurioz. Telenovela mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk pushon së emocionuari, aq shumë sa fansat e kanë bërë shumë pyetje “të pakëndshme” agjentes dhe bashkëshortes së sulmuesit të PSG-së edhe në Instagram.
Ajo nuk vonoi shumë për t’iu përgjigjur, duke zbuluar gjithashtu kërkesën e çuditshme që Maurito do t’i kishte bërë natën e Vitit të Ri dhe pse vendosi ta falte pas tradhtisë me China Suarez.
Wanda Nara zbuloi pse e fali Icardin: “Besoj te falja dhe pendimi. E urrej krenarinë e tepruar, gënjeshtrat dhe zilinë. Nuk duhet të shkatërrosh një familje për këto gjëra.
Dashuria e një familjeje është më e madhe se disa gjëra, gjithmonë ka keqdashës. Çdo gjë ndodh për një arsye. Nëse jemi këtu ku jemi, është sepse secili prej nesh e dëshiron këtë”.
Showgirl-i argjentinas nuk u ndal me kaq. Wanda, gjithashtu zbuloi se bashkëshorti i saj do t’i bënte një kërkesë shumë të veçantë natën e Vitit të Ri. “A e doni fëmijën e gjashtë?” – e pyeti një fans zonjën Icardi.
“Në fillim të vitit të kaluar e kishim planifikuar. Dhe më 1 janar, Mauro më befasoi me një kërkesë të veçantë. Të shohim. Unë do të doja një djalë, ai një vajzë tjetër”, – u përgjigj 34-vjeçarja.