Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në një mbledhje të mbajtur sonte ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik, Ngadhnjim Kastratin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati.
Ai tha se njoftimin për shkarkim e mori nga anëtarët e bordit të RTK-së.Kastrati tha se nuk ka qenë i informuar për procedurë të shkarkimit dhe as nuk ka pasur në rend dite pikë për shkarkimin e tij.
Ngadhnjim Kastrati ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së në prill 2019.
Mandati i Kastratit do të skadonte në prill të këtij viti.