Aktorja dhe modelja nga Peja, Arta Nitaj, e ka dëshmuar se është një fanse e zjarrtë e palestrës.

Ajo ditën e djeshme (e shtunë) reagoi e revoltuar për vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja antiCOVID.

Kjo pasi u ndaluan fitneset dhe institucionet e tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative.
Bukuroshja e njohur kësaj radhe ka publikuar një video nga TikTok-u ku shfaq linjat trupore nga fotografitë e realizuara në palestër.

