Bukuroshja, e cila në Instagram ndiqet nga mbi një milion ndjekës, ka bërë me dije se po shijon disa ditë pushimi në ishujt Maldive.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, kanë zgjedhur që një pjesë të dimrit të kalojnë nën temperatura të larta e vend ekzotik.
Derisa vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, artistja ka publikuar disa fotografi e video me të cilat ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes.
Në një të fundit ku shfaqet me një set të verdhë, 35-vjeçarja ka vënë në fokus të pasmet derisa ec përgjatë detit.