Windows publikon koordinatat e vendit ku është shkrepur fotoja më e njohur në botë

Fotoja e shkrepur në vitin 1996 nga Charles O’Rear është një ndër më të shikuarat në botën dixhitale. 
Ajo u ble nga Bill Gates dhe u përdor si foto ikonë e Windows XP-së.
Nuk dihet ende se sa ka paguar Gates për këtë foto, por ajo që dihet është se është shkrepur në distriktin Sonoma të Kalifornisë në SHBA.

Nëse doni ta shihni, shkoni në Google Maps dhe shkruani koordinatat: 38.248966,- 122.410269