Çfarë po ndodh në “BBV”, Donaldi e bën gati valixhen

Sonte në shtëpinë e famshme “Big Brother Vip” do të ketë eliminim të njërit nga banorët e shtëpisë.

Të nominuar për ta lënë shtëpinë sonte janë Donaldi dhe Tani.

E përgatitjen e valixhes tashmë veçse e ka filluar aktori Donald Veshaj.

“Do të më ndihmosh t’i bëjë valixhet gati”, i drejtohet Ilirit ku ky i fundit nuk bëri ndonjë reagim.

Në vazhdim, Donaldi shton se nëse Iliri do i përgatiste valixhet atij do ta bënte duke vallëzuar dhe kënduar.