Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka udhëtuar për pushime në Dubai, e shoqëruar nga kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj.
Me këtë rast, këngëtarja ishte vënë në qendër të thashethemeve, duke qenë se opinionistja e BBV, Balina Bodinaku – në komunikim me një person tjetër – i thoshte se një shoqe e saj që punonte në një agjenci udhëtimesh, i kishte thënë se Trixa është në pushime me të dashurin e saj.
Ndërsa gjatë të mërkurës, këngëtarja i ka publikuar disa imazhe nga pushimet e saja në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në njërën prej fotografive, ajo bën gjestin e ‘Spider Man’ që njihet si ‘fiksimi’ i Donald Veshajt, të dashurit të saj brenda shtëpisë së Big Brither VIP.

“Tani po e kuptoj përmasat që ka marrë ky format, unë jam adhurues i filmave ‘Marvel’ dhe ‘Spiderman’ është personazh shumë i dashur për mua”, kishte sqaruar aktori kur u pyet për gjestin që ishte komentuar shumë në rrjetet sociale, madje konsiderohej si sinjal dërguar ish-të dashurës Bora Zemani, gjë që u përgënjeshtrua nga ai.
“Vetëm duroni, po shkojmë në shtëpi”, është përshkrimi që u ka vënë ajo këtyre fotografive.