Jurgena tregon për takimin me Luizin në Gjakovë

Mikja e Luiz Ejllit, Jurgena është bërë sërish ‘e gjallë’ në rrjetet sociale.  Nëpërmjet një adrese në Instagram që pretendon se është vajza në fjalë, ajo i ka hedhur sërish benzinë zjarrit.

Një nga ndjekësit e kishte pyetur nëse ishte së bashku me Luizin në Gjakovë dhe përgjigjja e saj do t’ju befasojë.

Jurgena konfirmon se ka qenë në Gjakovë së bashku me familjen e saj ditën që Luizi pati koncertin ndërkohë që edhe janë takuar së bashku.