Luiz Ejlli, Edi Ramës: Turp të kesh! Video

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm (e shtunë) në një ‘podcast’ me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.

Ejlli në disa raste në rrugëtimin e tij në BBVA, e kishte theksuar se një nga personat e vetëm që i doli në ndihmë kur kishte më së shumti nevojë ishte pikërisht Beci.

Këtë nder Luizi ia ktheu duke marr pjesë në fushatën e tij pak ditë para zgjedhjeve në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk kam parë asnjëherë asnjë minutë Big Brother në jetën time.

Luiz Ejlli: Turp të kesh.

Kryeministri Edi Rama: E diskutojmë këtë, por dua që tani që nuk ke as fitore për të korrur, as konkurrentë për të nxjerrë jashtë, kështu që mund të jesh edhe më i sinqertë se zakonisht.

Më posht mund ta shikoni videon e plotë: