15-vjeçarja shqiptare Rahmona Jusufi, e cila rezulton e zhdukur që nga 11 shtatori po kërkohet nga Policia në Gjermani dhe familjarët e saj.
Sipas raportimeve nga Bild, ajo ishte nisur për në shkollë si zakonisht, por nuk kishte arritur atje.
Jusufi u lajmërua si e zhdukur, por pasi hetimet nuk rezultuan me sukses, policia publikoi fotografitë dhe po kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga policia, Rahmone Jusufi kishte të veshur një pulovër të zezë-gri, pantallona sportive dhe atlete të bardha.
Familjarët e saj, kanë njoftuar se ajo është parë për herë të fundit të hënën në mëngjes dhe doli nga shtëpia rreth orës 8 të mëngjesit, rrugës për në shkollë, në BBS Anna Freud School në Ludwigshafen.
Ata kanë njoftuar se është afërsisht 160-165 cm e gjatë teksa kanë kërkuar që në rast të shenjave apo shikimeve të mundshme, t’i kontaktoni menjëherë, mundësisht edhe me fotografi.
