Me kabllon USB-C mund tani mund të karikohet një iphone me një tjetër iphone!

Kompania gjigande Apple ka prezantuar serinë më të re të iPhone.

Gjeneratën e 15-të të telefonave të mençur, Apple e sjell më të lehtë në peshë, më të hollë për nga gjerësia dhe më të shpejt.

Telefoni pritet të ketë bateri më të fortë dhe me jetëgjatësi më të madhe.

Kamera kryesore do të ketë 48 megapixel.

Telefoni ka sistem mbrojtës të qeramikës, është rezistent ndaj ujit dhe vije në ngjyra të ndryshme.

Celulari i ri iPhone është i pari që nga viti 2012 që ka një port alternativ karikimi. Kablloja USB-C e cila tashmë funksionon me shumë laptopë dhe iPad të Apple, do të funksionojë gjithashtu në versionet e reja të kufjeve të saj AirPods Pro me tela EarPods.

Me një kabllo USB-C tani mund të karikohet edhe një telefon tjetër,ai i cili ka bateri më shumë do të shërbej si “powerbank” për tjetrin.

@mkbhd

Apple ka zhvilluar një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të limitojnë karikimin maksimal të baterisë për të ruajtur më mirë shëndetin e kësaj baterisë.

Pasi të jetë i disponueshëm, opsioni do të gjendet në menunë e Settings për baterinë. Kur funksioni nuk është aktiv, përdoruesit do të shohin një mesazh që thotë se iPhone “do të karikohet në kapacitetin e tij të plotë“. Por kur funksioni është i aktivizuar, ai do të informojë përdoruesin se bateria “do të karikohet vetëm në rreth X%” siç ju ta keni paracaktuar. Në Settings do të tregohet gjithashtu se kur iPhone është karikuar për herë të fundit në kufirin e vendosur nga përdoruesi.

Shërbimi funksionon në mënyrë të ngjashme me “Optimized Battery Charging””, i cili mëson rutinën e përditshme të përdoruesit në mënyrë që të përfundojë rikarikimin e baterisë pas 80% rreth kohës kur përdoruesi shkëput iPhone nga karikuesi. Opsioni i ri, megjithatë, gjithmonë do të kufizojë rimbushjen deri në një nivel të caktuar të baterisë.