Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një zyrtar policor ka mbetur i vrarë nga suImeve e bandave kriminale në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër është pIagosur.
Polici i vrarë është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.
Në familjen e tij, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime, ku siç raporton Klani, pran shtëpisë së policit po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.
Afrim Bunjaku ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë aktualisht.
Gjatë orëve të para të mëngjesit, familjarët kanë shkuar edhe në QKUK ku kanë marrë lajmin se po kryhet obduksioni i policit të rënë në krye të detyrës e tek më pas do të mund ta marrin trupin e familjarit të tyre.
Për rastin ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai e ka dënuar rastin tragjik, duke thënë se ky suIm u krye nga krimi i organizuar që po mbështetet nga Beogradi zyrtar.

