Blerona Zeqiri largohet nga Rtv 21, “transferohet” në një televizion tjetër

Blerona Zeqiri ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me RTV 21-shin pas shumë vitesh të kaluara atje.

Indeks raportoi se Blerona tashmë ka gjetur punë të re dhe që nga java tjetër do ta shohim në emisionin e pasditës në ATV.

Më herët gjatë ditës, edhe zyrtarisht janë vënë nënshkrimet në marrëveshjen mes saj dhe drejtorit të ATV-së.

Duket se ajo tashmë është gati për një kapitull të ri në karrierë, pa iu shkëputur ekranit.