Lindin trinjakë në Rahovec, komuna i shpërblen prindërit me 1000 euro

Një familje në Rahovec është gëzuar me trinjakë.

Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në “Facebook”.

“Në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ndava 1000 € si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët”, shkroi ndër tjerash ai, krahas fotografive të publikuara.

Me shumë kënaqësi, sot vizitova Florën dhe Flamur Limanin, të cilët ditë më parë u bënë prindër të trinjakëve, Diorit, Dorelës dhe Denisës.👫👨‍👧‍👧

Vështirë se ka një ngjarje që mund të krahasohet me lindjen e fëmijëve. Është një moment gëzimi, emocioni dhe dashurie të pafund. Ardhja e një foshnjeje në jetë është një ngjarje e bukur që ndërron kahet e jetës së prindërve dhe krijon kujtime të panumërta, të paharrueshme, por ardhja në dritë e fëmijëve trinjak është unike. Është një moment shprese teksa lind një brez i ri, që bart premtimin e një të ardhmeje plot mundësi dhe potencial. Lindja e fëmijëve është një moment kur ndihet vetë mrekullia e jetës dhe na kujton se sa e çmuar është ajo.

Flora dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë dhe i urova t’i kenë gjithë të mirat në jetë.🎉


Në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ndava 1000 € si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët.