Getinjo tallet keq me Edona James dhe Bleron

Getinjo, që së fundi u bë kryetemë në mediet rozë pas ndarjes me Vivien Thano, ka komentuar edicionin e dytë të garës pikërisht që e njohu me tashmë ish-partneren, Big Brother.

Nuk do mend se e ndoqi mbrëmjen inauguruese, teksa komentoi pak edhe hyrjen e transgjinores, Edona James, përcjell lajmi.

Por, këtë e shfrytëzoi pak për një tallje jo edhe të ëmbël. Thumboi kolegun e tij, Blero Muharremin.

Duke pozicionuar telefonin te Edona James, iu drejtua Bleros me: kësaj here mos dështo.