Abdixhiku kopjon Edi Ramën,komentuesit tallen me të

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK’së, duket se ka kohë të tepër të lirë. Ka vendosur që të merret me një iniciativë që është kopje e zbehtë e një politikani nga rajoni. Nga Edi Rama

Abdixhiku ka vendosur që ta udhëheq një Podcast

Por për dallim nga emri, ideja e emisionit nuk është diçka e re.

Një realizim të tillë muaj me parë e ka nisur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

Nga ajo se çfarë ka prezantuar Abdxhiku, duket një kopje brutale e emisionit të kryeministrit shqiptar.

Njoftimi për nisjen e një Podcasti të ri nga kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku është pritur me tallje nga masa.

Një tallje publike e ka bërë edhe këshilltari i Konjufcës, Ilir Kërçeli

Në facebook, ai e ka quajtur si “Debutim i humorit të LDK’së” duke e ironizuar me një deklaratë që e ka dhënë Lutfi Haziri i cili ka thënë se ‘ditët e ardhshme do të jenë shokuese’.   

Kërçeli ka thënë se ‘mos e ka fjalën për nisjen e emisionit’ nga kreu i LDK’së.

Postimi i plotë:

Lutfi Haziri: Ditët e ardhshme do të jenë shokuese!

Mos e ka fjalën për debutimin e humorit të LDK-së me këtë podcastin e ri? Po e presim pra, shpresojmë nuk është aq shokuese sa humori i Lutës me privatizimin.