Ëndrra e Kombëtares së Kosovës për kualifikim historik në Kampionat Evropian sonte mori fund, pavarësisht se në fillim të ciklit kualifikues për “Euro 2024” ishte premtuar se ky synim do të arrihet, duke marrë parasysh edhe grupin e favorshëm.
Të udhëhequrit e Primoz Gliha morën një pikë sonte nga ndeshja në udhëtim në Zvicrës, por ky rezultat nuk i konvenoi aspak Kosovës, që edhe matematikisht mbetet jashtë mundësisë së kualifikimit për në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1. Zvicra me këtë rezultat siguroi matematikisht një vend në mesin e 24 kombëtareve më të mira.
Zviceranët nisën me më iniciativë ndeshjen, por p 45 minutat e parë u mbyllen pa gola.
“Helvetikët” e gjetën golin me të filluar pjesa e dytë përmes Ruben Vargas (47’).
Ekipi vendas ia doli të shënojë edhe dy gola tjerë me autorë Remo Freuler (55’) dhe Noah Okafor (65’), por që të dy golat u anuluan shkaku i pozitës jashtë loje.
“Dardanët” në vazhdim ia dolën të barazojnë shifrat, me debutuesin Muhamet Hyseni (82’).
Me këtë rezultat, Zvicra shkon në “Euro 2024”, por ëndrra për Kosovën mori fund.express