Ky është 26 vjeçari që u godit për vdekje në aksidentin te Ministria e Arsimit

Një këmbësor ka humbur jetën sot në Prishtinë, pasi që është goditur nga vetura, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

Këmbësori që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit është Shkumbin Hebibaj, 26 vjeçar, nga fshati Baballoq i Deçanit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka bërë të ditur se e dyshuara eshte dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Ju njoftojme lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot ne rrugen “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka leshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuares, per vepren penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara eshte derguar ne mbajtje ne kohezgjatje prej 48 oresh”, tha Ulaj.