Reagon Bardhi pas daljes nga “BBVA”, kjo është gjendja shëndetësore e nënës së tij

Në “Prime-n” e mbrëmshëm në “BBVA”, reperi i njohur shqiptar nga Kumanova Bardhi, është larguar nga shtëpia.

Arsyeja e daljes së tij ishte për shkak të gjendjes shëndetësore të së ëmës, shkruan Indeksonline.

Rrjeti që nga nata e mbrëmshme është “vluar” nga reagime të shumta duke e quajtur si të dyshimtë largimin e tij.

Kësaj i vuri pikat mbi “I” vet artisti me anë të një fotografie në rrjetin social Instagram.

Ai publikoi një fotografi të së ëmës ku i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës.

Gjithashtu ka kërkuar faljes për adhuruesit të cilët u dëshpëruan nga dalja e tij e parakohshme por theksoi që shëndeti I gruas më të rëndësishme në jetën e tij ka vendosur ndryshe.