Gjermani: Hyn në fuqi legalizimi i kanabisit për të rriturit

Nga sot të rriturit mund konsumojnë deri 25 gramë kanabis në mjedise publike. Pas hyrjes në fuqi të legalizimit të kanabisit për të rriturit policia gjermane do të intensifikojë kontrollet rrugore.

Në Gjermani fillon sot (01.04.) një epokë e re në politikën ndaj drogave. Sipas ligjit të ri personave nga mosha 18-vjeçare i lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht.

Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tre bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krjimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kanabis hiqet nga lista e substancave të ndaluara në Ligjin për Lëndët Narkotike, por shitja dhe shpërndarja e kanabisit vazhdojnë të jenë të ndaluara nga ligji.