U vra në sy të gruas, kush është armiku i Ervis Martinajt që mbeti i vdekur në Athinē

Mbrëmjen e së enjtes në Athinë u ekzekutua me armë zjarri 32-vjeçari Roan Brahimi alias Sidorel Prendi në një atentat mafioz, teksa ndodhej me të dashurën Katerina Beqo në makinë dhe pak metra larg automjetit ndodhej dhe djali i tyre i vogël duke luajtur në një park.

Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet pak pas vrasjes së 32-vjeçarit, i cili u ekzekutua nga dy persona që lëviznin me motor.

Në video shihet një numër i lart qytetarësh të mbledhur rreth mjetit ku ndodhej trupi i 32-vjeçarit.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili për miqtë dhe të afërmit njihej si “Sidi”, nuk ishte një emër i panjohur për Policinë e Shtetit, teksa njihej dhe si rival i njerëzve të afërt të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi dyshohet si i përfshirë dhe në dy atentatet që tronditën vendin në verën e vitit 2022. Më konkretisht atë të 17 korrikut 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, bashkë me dy shokët e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Po ashtu, dyshohet si i përfshirë edhe në atentatin e regjistruar ndaj krahut të djathtë të Ervis Martinajt, Ylli Brahimi alias Ylli Brahja, i cili mbeti i plagosur dhe u ekzekutua Klisman Preçi.

Për ngjarjen ku humbi jetën 32-vjecari një natë më parë në Athinë, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë, por nuk dihet se për llogari të kujt është kryer ekzekutimi.