Agjencia e Statistikave të Kosovës raportohet e ka përgatitur dosje për gjobë ndaj dy personave juridikë apo organizatave dhe rreth 17 personave fizikë individual që refuzuan të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë.
Sipas ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv në ASK, Avni Kastrati, në komunat veriorejanë regjistruar mbi një mijë qytetarë, pavarësisht thirrjeve për bojkotim nga Lista Serbe.
Ndërkaq në total janë regjistruar mbi 1.2 milion banorë dhe 330 mijë të tjerë nga diaspora.