Meritoni dhe Juli u zgjodhën gjatë ditëve të fundit si dy finalistë nga Romeo dhe kjo zgjedhje çoi menjëherë në nominim të dy banorët.
Finalisti i dytë i edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP do të zgjidhet në Prime-n e të martës së ardhshme.
Sa i përket banorit tjetër, për atë nuk do të ketë asnjë penalitet.
Deri më tani është shpallur finalist vetëm Romeo, ndërkohë të martën do të merret vesh se cilin prej tyre do të shohë publiku në finale.