Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy, kanë sjellë në treg bashkëpunimin e tyre të parë.

Pas popullaritetit të madh që Luiz Ejlli ka fituar gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania, i është kthyer këngës.

Kënga e re, e cila karakterizohet nga ritme të forta dhe një energji të lartë, është pritur me entuziazëm nga fansat që i ndjekin me vëmendje karrierat e të dy artistëve.