Personazhet e “Big Brother VIP Kosova 2” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Ata kanë gëzuar famën teksa ishin brenda në shtëpi dhe vazhdojnë ta gëzojnë të njëjtën gjë edhe tashti, disa muaj pasi përfundoi ky “reality-show”.
Vesa u përfol shumë pasi e kishte “plasuar” bombën lidhur me të kaluarën e saj me futbollistin e njohur, Mërgim Berisha.
Ajo ka shuar dilemat nëse është në lidhje apo jo me vetëm një fotografi në “Instagram Story”.
Vesa ka postuar një portret të saj, duke shkruar një fjali të shkurtër dhe shumë domethënëse: “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”.
