Robert Berisha:Kur kam dalë unë në skenë Nora ka qenë…

Në një intervistë në emisionin “Cherry on Top” me moderatoren Bora Zemani, këngëtari i njohur Robert Berisha ka folur rreth disa prej deklaratave të tij që kanë shkaktuar zhurmë në skenën muzikore dhe mediatike.

Në intervistën me Borën, Roberti nuk la pas dore edhe komentet që i referoheshin se ai ishte bërë i famshëm falë lidhjes me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

“Kam pas komente që edhe t’i duhet ta falënderosh Norën. Kush nuk e di unë jam çuni i Tomor Berishës, kompozitorit shumë të njohur. Kur kam dalë në skenë Nora ka qenë pesë vjeçe. Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale dhe Youtube dhe më njihte vetëm Kosova. Por për Shqipërinë, që pas fejesës me Norën më ka dhënë një shtysë dhe e falënderoj deri sa të jem gjallë”, tha këngëtari.

Foto:Cherry on Top/IG