Jori Delli, ish-banorja e Big Brother Vip 2 ishte këtë mbrëmje në emisionin Top Arena.
Ajo u vu përpara “zërit të së vërtetës” për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndër të tjera Alesia Bami e pyeti nëse është e vërtetë që pasi doli nga shtëpia e Big Brother, ka marrë mesazhe nga reperi i mirënjohur Don Xhon.
“Po më ka shkruar, në miqësi më ka falënderuar që kisha kënduar disa prej këngëve të tij”, u shpreh ajo.