Politikani dhe biznismeni i sukseshëm kosovar, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar është ankuar se autoriteti i aviacionit civil të Kosovës e kishin lënë për 37 minuta në ajër aeroplanin e tij privat. Pacolli ka thënë se askush s’e di arsyen derisa ka dhënë garanci se kishin përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
Ish-presidenti i Kosovës ka thënë se në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë dhe thotë se të njëjtit kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në hapësirën ku aeroplani ishte detyruar të priste për të ateruar në aeroport.
https://www.facebook.com/share/W487pc1divmDaxgX/?mibextid=WC7FN