Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Dortmundin

Kombëtarja e Shqipërisë sonte nis aventurën e Euro 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Italinë në stadiumin “Iduna Park”.

Një numër i madh tifozësh shqiptarë tashmë kanë udhëtuar drejt Dortmundit për ta shikuar këtë ndeshje.

Mes tyre edhe modelja, Juliana Nura e njohur si Xhuli.

Ajo në rrjetin e saj social ‘’Instagram’’, ka postuar video ku shihet duke mbajtur në dorë flamurin Kuq e Zi e duke kenduar mbi një veturë.

Edhe pse ka kohë deri në fillim të takimit, shqiptarët nuk ndalen duke kënduar, e kërcyer.

Kujtojmë që ndeshja fillon nga ora 21:00 në stadiumin e klubit nga Bundesliga, Borussia Dortmund.