“Kogja moti i kom shkrujt Lotinës” / Mozzik zbardh detaje nga lidhja me Lotinën

Romanca e Mozzik-ut dhe Lotinës është përfolur shumë në shtypin rozë edhe pse dyshja asnjëherë bëri ndonjë deklaratë përveç postimeve që bënin në rrjete sociale.

Por së fundmi në një intervistë tek emisioni “Reload” në Televizionin Dukagjini reperi ka folur rreth lidhjes së tij të re duke u shprehur se nuk është fejuar, por është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto 28 vite jetë.

E për që sa kohë janë bashkë me Lotinën, Mozzik ka pohuar se i ka thuaja tetë muaj romancë dhe se po ndjehet shumë i lumtur me të.