UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga të gjitha raportimet e këtij Europiani gazetarin kosovar Arlind Sadiku, për shkak se ai gjatë ndeshjes Serbi-Angli, bëri me duar simbolin e shqiponjës.
Sipas vendimit, gazetarit i ndalohet hyrja në konferenca për mediat të trajnerëve dhe lojëtarëve, madje në konferencën e djeshme të Silvinjos ai nuk është lejuar të futet.
Gazetari teksa ka qenë duke raportuar shumë pranë tifozëve serbë, i është përgjigjur me bërien e shqiponjës thirrjeve të tyre se ‘Kosova është Serbi”, madje gjatë raportimit ai tha se ‘Kosova është zemra e Shqipërisë’.
Edhe gjatë ndeshjes së sotme mes Shqipërisë dhe Koracisë, gazetari nuk do të ketë mundësi të raportojë për rezultatin dhe atmosferën.