Foto:FSHF
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit në finalet e Kampionatit Evropian, “Gjermani 2024”, atë përballë Kroacisë, në Hamburg.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri brazilian Sylvinho doli së bashku me kapitenin Berat Gjimshit, për të treguar më tepër rreth përgatitjeve.
“Gjërat në Evropian dhe në këtë nivel janë shumë të vështira patjetër, por padyshim edhe të bukura, dhe ne jemi shumë të gëzuar që marrim pjesë. Ne duhet të mësojmë nga këta kundërshtarë, takimet janë vetëm 90 minutëshe dhe nuk ka asnjë mundësit tjetër, në futboll ndodh gjithçka dhe ne do të bëjmë më të mirën që mundemi”, tha Sylvinho, trajner i Kombëtares, transmeton albinfo.
Ndërkohë kapiteni Gjimshiti tregon se pas ndeshjes me Italinë është përpjekur të flasë me lojtarët, kryesisht ata më të rinjtë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të luhet në Hamburg sot në orën 15:00.
Ndërkohë që kuqezinjtë pritet të kenë disa ndryshime në formacion duke filluar nga Berisha në portë, Ivan Balliu, Abrashi në mesfushë dhe gjithashtu në repartin e sulmit do të ketë ndryshime ku Arbër Hoxha mbetet kandidat kryesorë.