Policia e Kosovës në Gjilan sot ka arrestuar dy persona për fajde.
Mefail Shkodra dhe djali i tij Edonis Shkodra janë arrestuar nga Policia nën dyshimet për fajde.
Ndërsa në këtë aksion kundër fajdeve në kërkim janë edhe dy vëllezër.


Aksioni i cili u zhvillua në tri lokacione cak kishte Albert Rexhepin i njohur si “Albert Malisheva”. I njëjti nuk ka arritur të arrestohet pasi nuk u gjet nga policia. Ai u lajmërua në “Facebook” ku tha se nuk është në arrati por në pushim.