Këto janë gjasat e Shqipërisë për ta kaluar grupin në Euro 2024

Shqipëria ka ende gjasa për ta kaluar grupin e vdekjes në Euro 2024.

Momentalisht, kuqezinjtë kanë një pikë në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit përballen me Spanjën, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje nga pozita e parënë grup pas fitores ndaj Italisë.

E kjo mund të jetë arsyeja që përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente të pushojë disa prej futbollistëve kryesorë dhe të paraqitet me lojtarët rezervë, që potencialisht do t’i jepte më shumë gjasa Shqipërisë për kualifikim.

E sipas projeksioneve të Euro 2024, Shqipëria ka 22% gjasa për ta kaluar fazën e grupeve, ku bëjnë pjesë Spanja, Italia dhe Kroacia.

Aktualisht golavarazhi është -1 për Shqipërinë dhe -3 për Kroacinë. Shqipëria del e treta: nëse mund Spanjën, por Kroacia fiton me një golavarazh më të thellë duke kapërcyer atë të kuqezinjve, nëse Italia fiton ose barazon ndeshjen. Në këtë variant, me 4 pikë, Shqipëria do të kishte thuajse të sigurt kualifikimin, por si mes të tretave më të mira në Europian. Shqipëria mund të dalë e treta në grup edhe duke barazuar apo humbur ndeshjen, për sa kohë që Kroacia nuk regjistron një rezultat më të mirë.

Por, pastaj kualifikimi si e treta më e mirë do të ishte shumë i komplikuar dhe do të varej nga situata e grupeve të tjera, duke marrë si faktor pikët apo edhe golavarazhin e përgjithshëm.