Hakohet tregu më i madh turk i kriptovalutave

Përdorimi i kriptovalutave në Turqi filloi të rritet me shpejtësi pas vitit 2020 si një mbrojtje kundër një rënie të thellë të vlerës së lirës.

Tregu më i madh i kriptovalutave në Turqi BtcTurk tha se shkëmbimi i tyre ishte hakuar, ndërsa një analist i njohur i Bitcoin pretendoi se shuma e parave të vjedhura arrin në afro 51 milionë euro.

“Ekipet tona kanë zbuluar se ka pasur një sulm kibernetik në platformën tonë më 22 qershor të vitit 2024, i cili ka bërë që të përpunohen tërheqjet e pakontrolluara. Vetëm disa nga bilancet në kuletat e nxehta të 10 kriptovalutave u prekën nga sulmi kibernetik në fjalë dhe kuletat tona të ftohta ku mbahen shumica e aseteve, janë të sigurta”, thuhet në deklaratën e BtcTurk.

Bëhet e ditur se një kuletë e nxehtë përmban kriptovaluta që janë gjithmonë të lidhura me internetin ose një pajisje tjetër, ndërsa një kuletë e ftohtë është ajo që është jashtë linje dhe aq e sigurt nga hakerët, shkruan euronews.