Një aksident tragjik ka tronditur sonte Rahovecin.
Në rrugën e transitit në këtë qytet, një 17-vjeçar ka humbur jetën, në orët e vona të mbrëmjes së sontme.
Burime të Indeks pohojnë se viktima ishte vetaksidentuar me motoçikletë dhe nuk iu bëri ballë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar njësitet relevante të Policisë dhe organeve shtetërore, të cilat po merren me hetimet e nevojshme.

Rahoveci Sot :
“Ky është i riu Adonis Raba që vdiq tragjikisht me motor te Tranziti i Ri, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra.😢
I gjithë qyteti bashkëndjen me familjen Raba në këto momente.
Ngushëllime! 😢”