Si duhet të veproni për të mbrojtur smartphone-in tuaj nga ditët e nxehta të verës

Si mund ta mbroj smartphone-in tim nga nxehtësia? (Geekromal)

  • Mbajeni telefonin tuaj larg rrezeve direkte të diellit.
  • Shmangni përdorimin intensiv të telefonit. Sa më pak të funksionojë procesori i një telefoni, aq më e lehtë është që pajisja të qëndrojë e ftohtë. Për të minimizuar aktivitetin në sfond, provo të përdorësh “Airplane Mode”.
  • Hiqni kasën mbrojtëse të telefonit tuaj. Nëse shqetësoheni se mos dëmtoni telefonin tuaj, ka edhe kasa të dizenjuara për të arritur shpërndarje më të mirë të nxehtësisë duke përdorur materiale të caktuara.
  • Karikoni telefonin tuaj në një mjedis më të freskët. Karikimi në vetvete gjeneron nxehtësi, prandaj përpiquni ta shmangni atë kur telefoni juaj është tashmë i nxehtë. Nëse duhet të karikoni, mos e përdorni telefonin gjatë kohës që është duke u karikuar.
  • Lëreni një telefon të mbinxehur të ftohet gradualisht. Smartphone-it tuaj nuk i pëlqen nxehtësia, por gjithashtu nuk i pëlqen luhatjet ekstreme të temperaturës. Vendosja e një telefoni në frigorifer për ta ftohur, për shembull, mund të jetë po aq e dëmshme sa ta lini të nxehet në fillim. “Ndryshimet e papritura të temperaturës mund të shkaktojnë dëme shtesë në komponentët e brendshëm,” thotë Paton.