Borrell: Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh, Kurti paraqiti tri kushte

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se sot, më 26.06.2024 nuk ka qenë i mundur zhvillimi i një takimi trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media, Borrell tha se Kosova nuk ishte e gtashme për takim trepalësh, teksa theksoi se Kurti kishte prezantuar tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit.

“Sot kishim një takim tjetër. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti prezantuan pikëpamjet e tyre dhe shpjeguan qëndrimet e tyre se si procesi të ecë përpara. Diskutimet ishin siç pritej, të vështira siç kanë qenë gjithnjë dhe në fund nuk pati një takim trilateral. Kosova nuk ishte e gatshme për këtë, nuk kishte vullnet ta bëjë këtë takim. Serbia ishte e gatshme ta bëjë këtë, por të nevojiten të dyja që të ulemi në tavolinë që ta vazhdojmë dialogun. Kjo nuk ishte e mundur sot”- tha Borrell.