Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, e cila ishte e 211-ta me radhë.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.
Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.
Pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.
“Bazuar në politikat e qasjes së organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.
Aty u tha se ndalimi i TikTok-ut është bërë me qëllim të eliminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi i këtij rrjeti social.