Prej këtij muaji, të gjithat faturat do t’u vijnë të mbyllura në zarfe

30 qershori ka qenë afati i fundit për ndërmarrjet publike dhe private që faturat të vendosen në zarfe, e krejt kjo për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve.

Në njoftimin e AIP-it, thuhet se kërkesa nga ta ishte bërë që në fund të muajit shkurt të këtij viti.

“Kërkesa është adresuar për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, duke parandaluar ekspozimin e paautorizuar të tyre”, thuhet midis tjerash në njoftimin e AIP-it.