Shqetësuese: 2014 – 2024, rreth 60% më pak nxënës në Kosovë

Shifër shqetësuese e rënies së nxënësve në Kosovë, është paraqitur gjatë këtij viti.

18 mijë e 285 nxënës i janë nënshtruar testit të maturës në vitin 2024, shkruan Insajderi.

Mirëpo, shifër shumë më e madhe e tyre është regjistruar gjatë 10 viteve më herët.

Në vitin 2014, në testin e maturës, kishin hyrë hic më pak se 42 mijë e 52 nxënës.

Kjo i bie që në vendin tonë për një dekadë numri i maturantëve ka rënë për 60 për qind.