Dogana sekuestron një “Ferrari” në vlerë rreth 250 mijë euro në periferi të Prishtinës

Zyrtarët e Doganës së Kosovës sot, më 04.07.2024, kanë sekuestruar një “Ferrari” në vlerë rreth 250 mijë euro në Prishtinë.

Sipas një njoftimi, sekuestrimi është bërë nga oficerët e antikontrabandës të Doganës gjatë një patrullimi në periferi të Prishtinës.

Arsyeja se pse është bërë ky sekuestrim është pasi doganierët kanë gjetur se automjeti në fjalë është regjistruar jashtë vendit dhe se pronari i automjetit ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit.

“Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit. Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit” – thuhet në njoftim.

“Automjeti i sekuestruar është një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro” – vazhdohet tutje.

Po ashtu është thënë se sipas dispozitave ligjore, automjetet e regjistruara jashtë vendit me targa të rregullta lejohen në Kosovë vetëm nëse përdoren nga pronarët e tyre të ligjshëm gjatë qëndrimeve të përkohshme.