Don Xhoni prezenton veturat luksoze në oborrin e shtëpisë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, ka lënë ndjekësit e tij të habitur dhe të impresionuar me një prezantim të ri në rrjetet sociale.

Duke e ndarë pasionin e tij për makinat luksoze, ai ka publikuar një video në Instagram nga oborri i shtëpisë së tij, ku shfaqet koleksioni i tij i jashtëzakonshëm i veturave.

Në video mund të shihen tri vetura të nivelit të lartë: një Mercedes elegant, një Lamborghini portokalli, dhe një Porsche e blerë së fundmi.