ASK publikon të dhënat, popullsia e Kosovës, 1. 5 milionë banorë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Referuar të dhënave të publikuara, del se në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.
Prej tyre 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.
Ndërsa, tri komunat më popullsi më të madhe janë Prishtina me 227,154, Prizreni me 147,428 dhe Ferizaj me 109,345 mijë banorë.
E ato më dendësi më të vogël janë, Novobërda, Ranillugu dhe Shtrepca.